Aksident në Malishevë, u lëndua një këmbësor

 

Një këmbësor pësoi lëndime si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në fshatin Tërpezë të Malishevës.

“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.”, bëri të ditur sot policia.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje./21Media

Back to top button