Aksident në mes dy motoçikletave dhe një automjeti në Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident në mes dy motoçikletave dhe një automjeti ka ndodhur pasditën e sotme në Prishtinë.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se nga ky aksident kanë marrur lëndime dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ky aksident ka ndodhur rreth orës 17:00 në kryqëzimin e rrugeve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani.
“Sot rreth ores 17:00, në kryqëzimin e rrugeve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur nje aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, tha Ahmeti. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?