Aksident në mes një veture dhe një motoçiklete në kryeqytet, Policia tregon detajet

Një aksident në mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur ditën e sotme në qendër të kryqytetit.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësia e rajonit të Prishtinës Flora Ahmeti.

Nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ka bërë të ditur Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tregon Ahmeti /21Media

Back to top button