Aksident në Mitrovicë, një i lënduar

 

Sot rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në fshatin Lushtë është regjistruar një aksident trafiku me të lënduar.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur se në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë ku si pasojë si pasojë drejtuesi ka pësuar lëndime.

“Në rrugën rajonale Mitrovicë_ Pejë përkatësisht në fsh Lushtë, një veturë e përfshirë në aksident ku si pasojë drejtuesi ka pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti. /21Media

Back to top button