Aksident në Mitrovicë, tre të lënduar

Tre këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku, që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve . Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa, hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button