Post Malone po bëhet baba për herë të parë

Post Malone është gati të festojë! Ai dhe e dashura e tij së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
“Jam i emocionuar për këtë kapitull në jetën time, jam më i lumtur se që mund të kisha qenë ndonjëherë..”, është shprehur Post Malone.
Burime pranë çiftit bën të ditur se ai dhe e dashura e tij festuan në një festë private me familjen dhe miqtë, në Karolinën Jugore.
E dashura e Post Malone nuk është asnjëherë në syrin e mediave, por 26 vjeçari është i pranishëm në rubrikën rozë me muzikën e tij./21Media

Back to top button