Aksident në oborrin e QKUK-së
Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 21:30, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media