Aksident në Pejë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gllaviqicë të Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Fadil Gashi, sipas të cilit të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku janë duku u trajtuar nga ekipet mjekësore.
Siç ka informuar Gashi, në aksident janë përfshirë dy vetura./21Media

Back to top button