Aksident në Pejë, një i vdekur dhe tre të lënduar
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion në Novosellë të Pejës.
Policia ka konfirmuar për vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre të tjerëve.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës, pasi në aksident është përfshirë edhe një zyrtar policor.
“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës, të përsfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.