Aksident në Pejë, vdiq një person

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Një 46 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Pejë si pasojë e një aksidenti ndërmjet katër automjeteve.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Një person ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë. Ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Gashi për rtv21.tv.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se shoferi i veturës tjetër L.L është ndaluar për 48 orë. Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës me inicialet M. K është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Gjatë aksidentit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera (një autobus dhe një veturë) që ishin të parkuara./21Media