Veç dje afro 500 gjoba për mosrespektim të masave

 

Policia e Kosovës në qytete të ndryshme të Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 474 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Sipas Policisë, janë shqiptuar edhe 1 mijë e 14 tiketa trafiku.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media

Back to top button