Aksident në Peran, lëndohen katër persona
Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 17:45 në fshatin Peran të Komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka bërë të ditur se si pasjë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë marrë trajtim mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?