Nga Parisi me shumë dashuri, Rita shkëlqen në Javën e Modës

Rita Ora dukej e pabesueshme teksa mori pjesë në shfaqjen “Schiaparelli Couture” të koleksionit vjeshtë/dimër 2022-2023 gjatë Javës së Modës në Paris të hënën.
Këngëtarja, 31 vjeçe, shfaqi mesin e saj të tonifikuar teksa veshi një bluzë argjendi pa rripa, me një detaj temine dhe zbukurime me stoli, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hiteve dukej në humor të mirë teksa mbërriti në spektakël ku shtoi lartësinë me një palë taka të zeza.

Më pas gjatë ditës, artistja shqiptare është paraqitur edhe me dy veshje të tjera, duke konfirmuar kështu stilin e saj të veçantë në modë, përcjell rtv21.tv


Kujtojmë se “Barricades” titullohet kënga e fundit e Rita Orës, në bashkëpunim me Netsky. Videoklipi i kësaj kënge është klikuar mbi 570 mijë herë në YouTube./21Media

Back to top button