Aksident në Podujevë, 9 të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Leban të Podujevës.
Policia njofton se në aksident ishin të përfshira dy vetura.  
Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa  me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit  i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore./21Media

Back to top button