Aksident në Prishtinë
Në ”Emshir” ka ndodhur një aksident komunikacioni
Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku pasditen e së dielës në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës ku përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa mësohet se moti me shi dhe pakujdesia e njërit nga drejtuesit e dy veturave të përfshira në rast, ishin shkaktarë të aksidentit.
