Basha: Zgjedhjet pa opozitën janë moniste

Basha theksoi se PD është e hapur për dialog, por premisat për marrëveshje janë pothuajse zero

Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, janë mbledhur sot për të diskutuar mbi organizimin e protestës së 13 majit në Tiranë.

Pas kësaj mbledhje, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se nuk do të ketë asnjë hap që do të detyrojë opozitën, të kthehet nga vendimet e saj.

Basha theksoi se PD është e hapur për dialog, por premisat për marrëveshje janë pothuajse zero.

Sipas tij, zgjedhjet e18 qershorit janë të koalicionit të cilin ai e quan monist.

“Betejë paqësore por të pathyeshme për zgjedhje të lira. Votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga nuk do të ketë! 13 Maji marshimi më i madh popullor dhe qytetar që ka njohur Shqipëria”, tha Basha

Back to top button