Aksident në Prishtinë, 6 persona të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Rasti për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tregoi se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button