Aksident në Prishtinë, lëndohet një person
Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, nga i cili një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe motoçiklisti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?