Aksident në Prishtinë, pesë persona të lënduar

Pesë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete.  Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 5 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./21Media

Back to top button