U sulmua nga qentë, vdiq 43 vjeçarja

Një grua vdiq dhe një burrë ka mbetur i lënduar rëndë pasi u sulmuan nga qentë.
Ngjarja rëndë ka ndodhur në Rotherham, South Yorkshire, ku 43 vjeçarja u shpall e vdekur në vendngjarje.
Policia e Yorkshire ka thënë se burri 42 vjeç u dërguar me urgjencë në spital.
Ai pësoi lëndime në dorë, bark e fytyrë.
Dy qen janë sekuestruar nga oficerët dhe janë larguar nga prona.
Sipas policisë, gruaja ishte kafshuar për vdekje nga qentë, edhe pas përpjekjeve të mjekëve ajo nuk u mbijetoi plagëve të marra./21Media

Back to top button