Aksident në Prishtinë, viktima dërgohet në spital

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta është goditur nga një veturë, sonte rreth orës 21:15 në rrugën “B” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 21:15, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Ndërsa,hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button