“Kushtet” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 u diskutuan gjasat e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë debat u diskutuan edhe kushtet që mund t’i kërkohen Kosovës gjatë vlerësimit të aplikacionit, për anëtarësimin në Këshillin Evropian, ani pse deri më tani thuhet se zyrtarisht nuk ka ndonjë kërkesë të veçantë.
Sipas njohësve dhe analistëve kushtet janë: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, themelimin e asociacionit dhe votimi në Kuvend draftin e Kodit Civil që përmban dispozitën e cila lejon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë.
Profesori universitar, Përparim Gruda tha se anëtarësimi i Kosovës në KE do të ndodhë, por sipas tij problem është se kjo procedurë mund të zgjasë shumë.

Në anën tjetër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha tha se gjasat që Kosova të anëtarësohet në KE janë të mëdha. Ai po ashtu ka përmendur “argumentet e Kosovës” më të cilat kërkon anëtarësim në KE.


Ndërsa, analisti Shqiprim Pula tha se duhet të lëvizet çdo gur që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në KE./21Media

Back to top button