Aksident në Qyshk të Pejës, vdiq një 23 vjeçar
Një person i moshës 23 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Qyshk të Pejës.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:25.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe shpejtësisë.
“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku. I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar nëInstitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./21Media