I kërkuar për dy vepra penale, arrestohet 20 vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin B.A(20 vjeç) i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 20:15 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.A (M/K), i moshës 20 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’, me dënim burgimi, njëra prej një (1) viti dhe tjetra prej gjashtë (6) muajve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, i dyshuari pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button