Aksident në Rahovec, motoçiklisti në gjendje të rëndë

I dyshuari është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Bellacërkë të Rahovecit pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamion, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën, i cili ishte duke drejtuar motoçikletën dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Sipas tyre, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button