Aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka treguar se të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marrë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj’’, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button