Sallahu thotë se Gruda i kërcënoi Gërvallën e Berishajn

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabintetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përpargim Gruda, sot, gjatë një konferencë për media ka thënë se “kur PDK-ja do ta marrë mandatin, meqë Gërvalla e Berishaj i kanë nga dy pasaporta, nuk do të jetojnë në Kosovë”.

Këtë deklaratë Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e quan si kërcënim, teksa shtoi se ky deklarim është edhe dhunim i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore.

“Në këtë vazhdimësinë e konferencave të goditësve të shtetit, sot, pamë një tjetër përfaqësues të tyre, që sipas gojëdhënave thuhet që paska kry shkollë në Austri (sikur ky kolektivi i fytyrave publike të PDK-së). Në këtë konferencë ai tha ‘Meqë Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj i kanë nga dy pasaporta, kur ta merr mandatin PDK, ata nuk do të jetojnë në Kosovë’. Ky është kërcënim dhe njëkohësisht dhunim brutal i të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuar me kushtetutë”, shkroi zëvendësministri në Facebook.

Deklarimeve të Sallahut i ka reaguar koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda. Ai ka thënë se Sallahu ka gënjyer publikisht.

“Zv.ministri i Drejtësisë gënjen publikisht, unë nuk e kam thënë këtë kurrë. E vërteta është se Martinit kurrë s’ka jetuar në Kosovë as Donika. Këta janë turistë të pushtetit. Pyetja është a me ikë edhe Albini në Norvegji, pasi që ta shkatërrojë Kosovën siç e ka filluar”, ka shkruar Gruda.

Sipas Sallahut, një deklarim i tillë i është “doktrina juridike perëndimore e PDK-së”, ndërsa shtoi se Gërvalla e Berishaj mund të jetojnë ku të duan.

Back to top button