Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen 5 persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy furgonave në rrugën Ferizaj – Shtime.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në QKMF në Shtime.
“Sot, rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button