Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdiq një 45-vjeçar

Një 45 vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka treguar se aksidenti më saktësisht ka ndodhur në fshatin Parallovë komuna Nobobërd.
“Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd. Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura). Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndiem të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani./21Media

Back to top button