Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Çagllavicë të Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha se Policia ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button