Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dy të lënduar

Sot rreth orës 09:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se sipas të dhënave fillestare, në aksident janë të përfshira dy automjete.
Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button