Kurti shkon në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022.
Kurti ka publikuar një video në Instastory, përmes të cilës ka njoftuar se ka arritur në objektin ku është paraparë të zhvillohet ky takim.
“Në hapje të Samitit të pestë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim #EBRD për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos./21Media

Back to top button