Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të përfshira dy automjete.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas policisë me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media
 

Back to top button