Arrestohen tri gra në Fushë Kosovë

Tri gra të cilat dyshohen për mundësim apo detyrim në prostitucion janë arrestuar dje në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarat janë shtetase të Shqipërisë.
“Janë arrestuar tri të dyshuara femra shqiptare shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Gjithashtu te të njëjtat janë gjetur dhe sekuestruar edhe 140 euro dhe 4 telefona. Gratë e dyshuara janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media
 

Back to top button