Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, katër persona të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti trafiku në mes të një kamioni dhe një veture.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./21Media

Back to top button