Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takohet nesër më zyrtaren e DASH-it

Kryeministri Albin Kurti do ta presënë takim  nesër Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

“NJOFTIM PËR MEDIA Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 19.5.2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 10:15 Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button