Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident është përfshirë një veturë.
“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media

Back to top button