Ismajli: Vetëvendosje shfrytëzoi mediat për të ardhur në pushtet, tash Kurti zgjedh emsionet ku nuk sfidohet

Profesori i Gazetarisë, Faton Ismajli në emisionin “Click” në RTV21 tha se pushteti i ka përdorur mediat për t’u fuqizuar. Megjithatë  sipas tij ka dalë krejt kundër pritjeve që Vetëvendosje ka premtuar për të qenë korrekt me mediat pas ardhjes në pushtet.

“Kolegët që janë në media e shohin se sa vështirë është të marrësh një person të Qeverisë për ta intervistuar, shiheni sot kryeministrin e Kosovës në sa intervista ka dalë edhe është sfiduar, pra kjo qeveri ka përzgjedh media dhe emsione të caktuar për të dhënë qëndrimet e tyre , zakonisht në ato emisone ku nuk sfidohet.”, u shpreh Ismaili.

Duke komentuar propozimin për  ligjin për mediat online tha se pavarësisht se mund të ketë qëllim të mirë për rregullim.

“Qëllimi i tyre final është kapja, kontrolli edhe vendosja e sanksioneve përballë edhe portaleve edhe mediave.”, tha ai./21Media

Back to top button