Aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në komunikacion.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:45 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci për portalin rtv21.tv.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media

Back to top button