Aksident i frikshëm për yllin e Serie A, vetura i digjet nga flakët

Siç raportohet nga mediat italiane, në orët e vona të mesnatës ka ndodhur një aksident në rezidencën Viale Venezia, ku një veturë është përfshirë nga flakët.
Bëhet fjalë për yllin e Udineses, Walace Souza Silva, i cili ishte duke vozitur veturën e tij të tipit Audi RS6 kur humbi kontrollin e saj dhe u rrokullis me të.
Vetura e tij pas rrokullisjes u kaplua nga flakët, ndërsa ylli brazilian fatmirësisht doli nga ky aksident vetëm i shokuar por pa ndonjë lëndim serioz.
Incidenti në fjalë ndodhi gjatë orës 03:00 pas mesnate, ndërsa komunikata e policisë bëri të ditur se futbollisti i Udineses e humbi kontrollin e mjetit ku më pas edhe u rrokullis me të.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga stafi mjekësorë i spitalit të Udineses, ku për shkak të situatës, Walace ishte transportuar direkt në dhomën emergjente në spitalin Santa Maria della Misericordia.

Back to top button