Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Aksidenti ndërmjet tri automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 07:30, më saktësisht në fshatin Lluzhan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button