Iggy Azalea tërhiqet nga muzika së shpejti?

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka njoftuar se së shpejti do të tërhiqet nga muzika, të paktën për disa vite, për t’i lënë hapësirë projekteve të reja, në fusha të tjera të artit.
Krijuesja e hitit “Fancy”, ka njoftuar në Twittër, se pas publikimit të albumit “End of an era” ajo do të largohet për pak kohë nga tregu muzikor.
“End of an era” është shumë i veçantë për mua sepse pas publikimit të këtij albumi muajin e ardhshëm, unë do të vazhdojë të fokusohem për disa vite me radhë në tjera projekte kreative, për gjëra për të cilat ndihem e pasionuar dhe e inspiruar, përtej muzikës. Jam e emocionuar që ju të shihni një tjetër anë timen në të ardhmën”, tha Azalea./21Media

Back to top button