Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, ka të vdekur

 
Sot, në ora 17:53 ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë- Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarcë.
Aksidenti erdhi pasi vetura “Jaguar” me targa të Gostivarit, me shofer N.I.(49) nga fshati Çegran të Gostivari, doli nga korsia.
Në vendngjarje ka vdekur bashkudhëtari N.Z.(53) nga fshati Çegran, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut për TV21.
Ndërkaq rëndë janë lënduar edhe shoferi N.I. dhe bashkudhëtarët të tjerë A.K.Z dhe B.I.
Ata janë dërguar në kompleksin universitar “Nënë Tereza”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button