Aksident në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë, dyshohet se u përfshinë 3 automjete

Sot rreth orës 09:20 ndodhi një aksident në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë, në fshatin Vragoli. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili informoi se deri më tani nuk u raportua për të lënduar.
“Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.”, informoi Borovci./21Media

Back to top button