Aksident në Rusi, 7 të vdekur, 32 të lënduar
Shumica e të lënduarve janë fëmijë
Autobusi, që po barte 45 persona, u rrokullis në një rrugë lokale rreth 190 kilometra në jug të Moskës, duke shkaktuar vdekjen e së paku 7 personave dhe lëndimin e 32 të tjerëve.
U deshën disa orë derisa që ekipet e shpëtimit të arrijnë të nxjerrin dhjetëra persona, të cilët u bllokuan brenda autobusit.
Shkaku i këtij aksidenti ende nuk dihet, por policia tha se shoferi i autobusit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Rruga ku u aksidentua autobusi ishte e mbuluar me borë.