Mot i keq në Itali, evakuohen 200 persona të bllokuar në borë

Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima

Autostrada A22 në Itali u mbulua nga bora, çka çoi në paralizimin e trafikut dhe krijimin e radhëve të gjata të automjeteve që prisnin të mbërrinin në destinacionet e tyre.

“Radhët në trajektoren që lidh Austrinë verilindore me Italinë arritën deri në 16 km”, tha një zëdhënës i zjarrfikësve në Bolzano, në Italinë e Veriut.

Zjarrfikësit evakuuan rreth 200 njerëz të cilët ishin bllokuar në automjetet e tyre, në temperatura të acarta.

Moti i keq ka bërë që disa automjete, të papërgatitura për kushte të tilla, të ngecnin në rrugë, duke bllokuar qarkullimin. Një ortek bore po ashtu goditi një pjesë të autostradës, por fatmirësisht asnjë veturë nuk u përfshi në incident. Shumë automjtet qëndruan të bllokuara edhe gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, edhe pse qarkullimi rifilloi në mëngjes.

Back to top button