Aksident në Veternik, lëndohen rëndë dy këmbësore

Ata po trajtohen në QKUK

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Veternik të Prishtinës, ku dy këmbësore janë goditur nga një veturë.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se të lë lënduarat janë dërguar në QKUK.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në lagjen Veternik. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime te renda trupore. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Back to top button