Aksident në Veternik, vdiq këmbësori

(Lajm i përditësuar)
Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti në komunikacion sot rreth orës 14:30 në lagjen Veternik në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për ndriçimin e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.
Goditet nga vetura një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Një person është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./21Media

Back to top button