Aksident te rruga “B”, një i lënduar
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “B” në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se i lënduari është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas Ahmetit, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media