Aksident tjetër në rrugën Prishtinë- Podujevë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë.
Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete në fshatin Vranidoll.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa, me rastin po merret njësiti i trafikut.
Një aksident tjetër me fatalitet ndodhi në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë- podujevë, ku humbën jetën një dy persona dhe u lënduan dy fëmijë./21Media

Back to top button